Home » Sporte tjera » Brezovica me garë ndërkombëtare në Ski dhe Snowboard

Brezovica me garë ndërkombëtare në Ski dhe Snowboard

Brezovica me garë ndërkombëtare në Ski dhe SnowboardNga data 13-15 mars, ‘Scardus’ do të organizojë garën e madhe ndërkombëtare “SBX Ski & Snowboard 2015”, e cila do të mbahet në Brezovicë.

Me datën 14 mars do të mbahen kualifikimet ndërsa me datën 15 do të mbahet gara.

Kjo garë do të zhvillohet në dy kategori, Ski për meshkuj dhe Snowboard për meshkuj dhe femra. Gara do të mbahet në shtegun e quajtur “Qafa e Luanit” në një lartësi mbidetare prej 2200 metra deri në 1700 metra, ndërsa gjatësia e shtegut do të jetë afro 900 metra e gjatë.

Në garën e kategorisë së meshkujve do të ndahen këto çmime: vendi i parë 1200 euro, vendi i dytë me 600 euro ndërsa çmimi i tretë 300 euro.

Në kategorinë e Snowboard për meshkuj dhe femra, do të ndahen këto shpërblime: vendi i parë me 1200 euro, vendi i dytë me 600 euro, ndërsa çmimi i tretë 300 euro.

Gara është e hapur për pjesëmarrje për garues nga të gjitha klubet skitare, brenda dhe jashtë Kosovës.

Deri më tani, pjesëmarrjen në këtë garë e kanë konfirmuar disa atlet nga vende të rajonit si, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Greqia.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni