Home » Futboll » Brengoset Guardiola me sjelljet e Ibrahimoviçit

Brengoset Guardiola me sjelljet e Ibrahimoviçit

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është i shqetësuar me sjelljet e sulmuesit Zlatan Ibrahimoviq në fushë, shkruan të hënën e përditshmja spanjolle “AS”.

Ibrahimoviq që kur u transferua në Spanjë nuk po tregohet aspak i disiplinuar dhe pothuajse në çdo ndeshje po ndëshkohet me karton të verdhë. Shkaku i suspendimit Ibrahimoviqi nuk do të jetë në gjendje të luajë në duelin kundër Tenerifes.

“Një ditë Ibrahimoviqi do të na detyrojë të luajmë me dhjetë futbollistë në fushë nëse sillet në këtë mënyrë”, ka thënë Guardiola. Në 16 ndeshje të zhvilluara në Premier Division, sulmuesi suedez ka shkaktuar 29 ndërhyrje të parregullta ndaj kundërshtarëve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni