Home » Kampionati Italian » Braziliani Ronaldinho ndihet në top form

Braziliani Ronaldinho ndihet në top form

Ylli brazilian i futbollit, Ronaldinho po ndihet në top form. 29-vjeçari Ronaldinho thotë se në ekipin italian Milan është duke u kënaqur më shumë se sa kënaqej kur ishte lojtar i Barcelonës.

Braziliani këtë stinor po shkëlqen dhe po udhëheq Milanin drejt sukseseve.

“Më shumë kënaqësi kam tash se sa që kisha në kohën kur kam qenë lojtar i Barcelonës. Ndihem sikur jam kthyer në të kaluarën, në kohën kur isha vetëm 18 vjeçar, në kohën kur nuk mendoja asgjë tjetër pos të luaja me top. Kjo periudhë në të cilën gjendem është më e mira e jetës sime”, ka thënë Ronaldinho për gazetën italiane “Gazzetta dello Sport”, të shtunën.
Ronaldinho në Milan luan që nga vera e vitit 2008. Ai kaloi te “rossonerët” nga Barcelona për 21 milionë euro dëmshpërblim.
Milani është këndellur pas një starti të dobët këtë stinor. Aktualisht gjendet në pozitën e dytë në Serie A, ndërsa ligën e kryeson Interi. Ronaldinho beson se sivjet do të bëhet kampion i Italisë me Milanin.
“Unë dua të fitoj ‘Scudetton’ dhe Ligën e Kampionëve me Milanin. Besoj se jemi të aftë t’i fitojmë këto dy trofe. Mund ta arrijmë Interin. Po ashtu, kam dëshirë që me asistimet e mia t’i bëj Alexandre Paton dhe Marco Boriellon golashënuesit më të mirë në Serie A. Dua t’u dhuroj spektakël gjithë atyre tifozëve që më adhurojnë”, ka thënë Ronaldinho.
Milani të dielën në derbin e javës së 19-të të Serie A do të përballet me Juventusin. Ndeshja do të zhvillohet në Torino.
“Juventusi do të jetë maksimalisht i përgatitur për këtë ndeshje. Do të jetë një sfidë e vështirë. Unë vetëm shpresoj që mos të bjerë shi, pasi ai do ta prishte spektaklin”, ka deklaruar Dinho.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

1 Response to " Braziliani Ronaldinho ndihet në top form "

  1. edonit says:

    o ronaldinho une e dua milanon poashtu edhe ty shum veq vazhdoni se ma te mirt jeni edhe champions ligen kini me marr tung.

Komentoni