Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Botërori 2022 do të zhvillohet në nëntor/dhjetor?

Botërori 2022 do të zhvillohet në nëntor/dhjetor?

Botërori 2022 do të zhvillohet në nëntor/dhjetor?FIFA është duke diskutuar mundësinë që Kupa Botërore Katari 2022 të zhvillohet nga data 26 nëntor deri më 23 dhjetor.

Tashmë një kohë është duke u folur se Botërori i vitit 2022 mund të organizohet gjatë dimrit, kjo pasi gjatë verë temperaturat në Katar janë aq të larta sa mund të pamundësojnë lojtarët të luajnë në gjendje normale.

Zyrtarët e FIFAs sot do të takohen për të diskutuar dy mundësi të reja, janarin dhe shkurtin, apo nëntorin dhe dhjetorin, për shkak të temperaturave më të ulëta gjatë këtyre muajve.

Derisa kryetari i Konferederatës Aziatike të Futbollit, Shaikh Salman Bin Ebrahim Al-Khalifa, thotë se kjo e fundit me gjasë do të miratohet, mediat angleze shkruajnë se kjo do të shkaktonte kaos në kampionatet vendore, veçanërisht në ato evropiane.

“Disa njerëz kanë shqetësime, por çfarëdo që të jetë vendimi do të ketë dyshime për të. Por ne duhet të shikojmë në dobitë e përgjithshme të secilit”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni