Home » NBA » Boston shënon fitoren e gjashtë me radhë

Boston shënon fitoren e gjashtë me radhë

BOS_421San Antonio, 4 dhjetor – Basketbollistët e Boston Celtics kanë shënuar fitoren e gjashtë me radhë të enjten mbrëma.

Boston ka triumfuar si mysafir i San Antonios me 90:83. Bostoni këtë stinor është skuadra më e suksesshme si mysafir me bilanc prej 8 fitore e 1 humbje.
Kevin Garnett ishte më efikasi në fitoren e Bostonit me 20 pikë e 7 kërcime.
“Ne kemi hyrë pak në ritëm, mirëpo duhet të punojmë ende”, ka thënë Garnett.
Skuadra më e trofeshme në NBA këtë stinor ka bilanc të përgjithshëm prej 15 fitore e 4 humbje dhe së bashku me Orlandon është skuadra më e suksesshme në Konferencën Lindore.
Për San Antonion shënuesi më i mirë ishte “rookie” DeJuan Blair me 18 pikë e 11 kërcime. Për Blairin ky ishte rekord i pikëve në karrierën e tij në NBA.
Fundori Tony Parker ndihmoi me 17 pikë e 7 asistime.
“Sonte nuk ishte nata jonë”, ka thënë Parker.

Rezultatet:

San Antonio – Boston    83:90
(Blair 18 – Garnett 20)

Denver – Miami    114:96
(Anthony 22 – Wade 25)

Golden State – Houston    109:111
(Ellis 24 – Brooks 25)

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni