Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Bosna do ta përmbys avantazhin

Bosna do ta përmbys avantazhin

bosnaBosnja e Hercegovina ka vazhduar përgatitjet para ndeshjes kthyese me Portugalinë, në kuadër të play off-it për kualifikim në botërorin “Afrika e Jugut 2010”.

Ndeshja e parë, e zhvilluar të shtunën që shkoi përfundoi me fitore të portugezëve me rezultat 1:0.

Nëse Bosnja kualifikohet atëherë kjo do të jetë hera e parë për të, derisa trajneri i saj, Miroslav Blazeviq beson që ekipi i tij do të përmbysë disavantazhin.

Në anën tjetër, portugezëve do t’iu mungojnë disa lojtarë, prej tyre edhe ylli Cristiano Ronaldo që vuan nga lëndimi i nyjës së këmbës.

Carlos Queroz nuk do të mund të llogaris edhe në Decon e Bruno Alveshin.

Queroz frikësohet se ndeshja mund të shkojë në ekzekutim të penaltive, prandaj në stërvitjen e fundit, ka urdhëruar futbollistët të ushtrojnë gjuajtjet e penaltive.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni