Home » Basketboll, Basketbolli i Kosovës » Boris Kurtovic : Peja dhe Rilski ekipe të barabarta

Boris Kurtovic : Peja dhe Rilski ekipe të barabarta

Boris Kurtovic : Peja dhe Rilski ekipe të barabartaKB Peja sonte (e martë) do ta zhvillojë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, ku do të takohet me skuadrën bulgare BC Rilski Sporting.

Trajneri i pejanëve, Boris Kurtovic u shpreh se kundërshtari ka një ekip të mirë dhe atletik, por skuadra e tij do të udhëtojë për fitore.

“Më duhet të jem i sinqert. Ne kishim probleme me lendime dhe javën e fundit nuk kemi mundur të stërvitemi të kompletuar dhe shpresoj të jemi të përgatitur. Rilski ka një ekip të mirë i cili vrapon dhe është atletik. Ata kanë një lojtarë të ri – Rakocevic, i cili nuk ka luajtur kundër nesh akoma ndërsa të tjerët janë së bashku që nga fillimi i sezonës. Nuk do të jetë lehtë, por ne do tentojmë të luajmë më të mirën që mundemi”, u shpreh Kurtovic.

“Çdo ekip ka nevoj të jetë sëbashku dhe të filloj të luajë më mirë. Akoma kemi probleme me lëndime dhe kjo mund të jetë nje arsyje që ne ndoshta nuk mund të jemi në nivelin të cilin kemi pritur para një ndeshje kaq të rëndësishme. Por kjo është një gjysemfinale dhe nëse nuk jeni gati, ju duhet të jeni gati. Është një ndeshje e rëndësishme për ne si ekip dhe për basketbollin e Kosovës. Ne shkojmë për të fituar dhe mendoj që ekipet janë të barabarta, por tani ndoshta ata mund të jenë pak më të mirë se ne”, përfundoi ai.

Takimi i parë gjysmëfinal ndërmjet Rilski-t dhe Pejës do të zhvillohet sonte (martë) me fillim nga ora 18:30.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni