Home » Kampionati Francez » Bonuset e Domenechut “çmendin” Qeverinë franceze

Bonuset e Domenechut “çmendin” Qeverinë franceze

domenech4Paris, 9 dhjetor– Bonuset që ka marrë seleksionuesi i Francës, Raymond Domenech, gjatë dy vjetëve të fundit kanë shokuar ministren e Ekonomisë në Qeverinë e Francës, Christine Lagarde.
Domenech gjatë ciklit eliminator për Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010” ka marrë bonuse në vlerë prej 826 mijë eurosh nga Federata e Futbollit e Francës. Treqind mijë euro prej kësaj shume i janë dhënë pasi kualifikoi Francën në Botëror.
Sipas ministres Lagarde, Domenech nuk ka bërë ndonjë punë të madhe me Përfaqësuesen e Francës. “Trekolorët” u kualifikuan në Botëror pas një goli shumë të diskutueshëm, pasi Thierry Henry “asistoi” dorë.
“Çka të them, jam tepër e shokuar dhe e befasuar me një shumë të tillë që ka marrë Domenech në këto eliminatore. Mendoj se një shumë e tillë astronomike në sport nuk është e mirë dhe mund të shkaktojë pasiguri”, është shprehur Lagarde, që në rini është marrë me not. “Unë vij nga një sport, ndoshta amator, por këtë që po dëgjoj më të vërtetë është diçka që më ka habitur tej mase”.
Ministrja Lagarde ka qenë e para pas Thierry Henrys, që pati kërkuar të përsëritej ndeshja mes Francës dhe Irlandës shkaku i lojës me dorë në ndeshjen e dytë të barazhit kundër Irlandës.
“Domenech nuk ka bërë ndonjë punë të madhe që të marrë kaq shumë bonuse. Unë nuk do ta kisha lejuar një gjë të tillë”, tha ajo.
Domenech nuk ka dashur të replikojë me ministren, por ka thënë se paratë nuk janë motivim për të.
“Këto shuma i ka vendosur tjetërkush dhe për mua paratë nuk janë motivim”, ka thënë trajneri francez.
Franca në Botëror do të garojë në Grupin A bashkë me Meksikën, Uruguain dhe Afrikën e Jugut./kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni