Home » Skijim » Bode Miller triumfoi në Wengen

Bode Miller triumfoi në Wengen

Skitari amerikan Bode Miller është fitues i garës së tretë të super kombinimit në këtë edicion që është zhvilluar në kuadër të Kupës së Botës në qendrën skitare Wengen të Zvicrës.

Miller deri te triumfi i parë në këtë edicion ka arritur me kohën e përgjithshme prej 2:35.96 minuta, pas garës së lëshimit dhe të sllallomit. Vendi i dytë i ka takuar skitarit vendas Carlo Janka, me 37 të qindtat prapa, para bashkëkombësit Silvan Zurbriggen.

Në krye të renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës është austriaku Benjamin Raich me 689 pikë, që ka 32 më shumë se Janka. Austriaku është në krye edhe të renditjes së super kombinimit me 186 pikë, derisa zvicerani ka tubuar gjashtë pikë më pak.

Garat në Wengen do të vazhdojnë të shtunën, kur në program është lëshimi, derisa të dielën është në program gara e sllallomit. Ndërkaq gara e fundit e super kombinimit do të mbahet më 24 janar në Kicbil të Austrisë.

Rezultatet e super kombinimit

1. B. Miller (SHBA) 2:35.96

2. C. Janka (Zvi) + 0.37

3. S. Zurbriggen (Zvi) + 0.42

4. B. Raich (Aus) + 0.71

5. T. Ligety (SHBA) + 1.27

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni