Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Bllazheviq japë dorëheqje

Bllazheviq japë dorëheqje

qira4Sarajevë, 12 dhjetor – Ish-trajneri i Prishtinës, kroati Miroslav Bllazheviq ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Përfaqësueses së Bosnje e Hercegovinës.

Këtë e kanë bërë të ditur mediumet boshnjake të shtunën. Bllazheviqi kishte kontratë me Bosnjën deri në verë të vitit 2010, mirëpo ai vendosi të japë dorëheqje, pasi do ta vazhdojë karrierën në Kinë te skuadra Shangai Shenhua.

Bllazheviqi arriti të bëjë histori me Bosnjë e Hercegovinën në eliminatore për Botërorin 2010, duke shkuar deri në plejof. Në plejof u mposht nga Portugalia me rezultat të përgjithshëm 2:0. Me angazhimin e ri në Kinë, Bllazheviqi do të fitojë 1 milion euro në vit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni