Home » Kampionati Italian » Blerim Xhemaili në 11-shen e Parmës

Blerim Xhemaili në 11-shen e Parmës

blerim_xhemaili_te_parmaFutbollisti shqiptar Blerim Xhemaili ka zënë vend në top 11, përkatësisht në ekipin më të mirë të javës në kampionatin italian.

Këtë vlerësim e ka bërë ueb faqja goal.com, e cila çdo javë publikon listën e futbollistëve më të mirë në ligat më të forta evropiane.

Futbollisti i Parmës pati paraqitje të shkëlqyeshme kundër Fiorentinës dhe e ka zënë një vend në mesin e më të mirëve të mesfushës, së bashku me Esteban Cambiasso (Inter), Momo Sissoko (Juventus) e Andrea Lazzari (Cagliari).

“Mesfushori me nënshtetësi zvicerane është rikthyer të luajë siç e kemi parë shpesh sezonin e kaluar me Torinon. Ai ka shumë kualitet, teknikë dhe pati pasime milimetrike kundër Fiorentinës”, vlerëson goal.com, e cila dërgon korrespodentë në çdo stadium të Serie A. Portieri më i mirë është zgjedhur Julio Sergio i Romës.

Treshja e mbrojtjes së TOP 11 përbëhet nga Fabio Grosso (Juventus), Christian Panucci (Parma) e Marco Rossi (Sampdoria), kurse treshja sulmuese është Francesco Totti (Roma), Alberto Gilardino (Fiorentina) e Marco Borriello (Milan). Kurse, trajneri më i mirë u zgjodh Francesco Guidolin i Parmës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni