Home » Futboll » Blatter: FIFA s’është në krizë

Blatter: FIFA s’është në krizë

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter deklaroi se institucioni që ai drejton nuk ndodhet në krizë, pavarësisht dëmtimit të imazhit të tij nga akuzat për korrupsion të hedhura së fundmi ndaj tij dhe në prag të zgjedhjeve për kreun e federatës botërore të futbollit.

“Futbolli nuk është në krizë. Ndodhemi vetëm përballë disa vështirësive”, tha Blatter.

Më tej, kreu i FIFA-s komentoi edhe sugjerimin e qeverisë britanike e cila më herët kërkoi pezullimin e zgjedhjeve për president të FIFA-s përderisa Blatter ishte i vetmi kandidat.

“Nëse qeveritë përpiqen të ndërhyjnë në futboll, kjo është shqetësuese. Unë mendoj se FIFA është një organizëm i fortë që mund të përballojë me strukturat e saj të gjitha problemet që has”, tha Blatter.

Të mërkurën mbahen zgjedhjet për presidentin e FIFA-s dhe 75 vjecari zviceran, Sepp Blatter është i vetmi kandidat në garë. Ai do të kërkojë mandatin e katër në krye të futbollit botëror në një garë që duket se do të jetë pa rivalë, pasi kandidatura tjetër, ajo e Mohamed Bin Hammam u hoq pas pezullimit të këtij të fundit nga Komiteti i Etikës në FIFA.

Vetë, Bin Hammam nga Katari, ka kundërshtuar vendimin e Komitetit duke thënë se ai është penalizuar para se të gjendej fajtor për akuzat e hedhura kundër tij, e për këtë nuk do të njohë këtë vendim.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni