Home » Basketboll » Besnik Bekteshi në Përfaqësuesën e Gjermanisë në basketboll

Besnik Bekteshi në Përfaqësuesën e Gjermanisë në basketboll

Prishtinë, 11 janar – Besnik Bekteshi kishte nisur të luante basketboll sa për të humbur kohë. Sporti me të cilin dikur Bekteshi merrej vetëm në kohën e lirë, shumë shpejt pritet t’i bëhet profesion të riut kosovar.

16-vjeçari vlerësohet ndër talentet më të mëdhenj në basketbollin gjerman. Ai është pjesë e Përfaqësueses U-17 të Gjermanisë dhe pritet të luajë për “pancerët” në Botërorin 2010 për këtë grupmoshë që do të mbahet në Hamburg.
“Basketboll luaja sa për të kaluar kohën.

Një arsimtar i shkollës vërejti talentin tim dhe më pyeti nëse kam dëshirë të luaj për skuadrën e shkollës. Mua më pëlqeu ideja dhe pranova ofertën e tij. Kështu edhe filloi karriera ime”, tregon fundori kosovar në një intervistë për gazetën, të dielën.
Besnik Bekteshi ka lindur në Ferizaj. Ai në Gjermani ka shkuar 11 vite më parë. Aktualisht luan në Akademinë e Ludëigsburgut në Bundesligën gjermane për të rinj. Është në një skuadër me vëllanë e tij Shkëlzen Bekteshin (18). Më herët që të dy ishin pjesë e skuadrës Kirchheim.
Besnik Bekteshi në fund të dhjetorit luajti me Përfaqësuesen U-17 të Gjermanisë në një turne të mbajtur në Manchester të Anglisë. Aty Gjermania doli e para, ndërsa Bekteshi u aktivizua në dy ndeshje. Ai tregon se edhe më herët ishte në planet e përfaqësueses gjermane.
Bekteshi që këtë stinor për Akademinë e Ludëigsburgut ka një mesatare prej 15 pikëve për ndeshje. Ai është ftuar të marrë pjesë edhe në ndeshjen “All-Star” të Bundesligës të të rinjve që do të mbahet javën e ardhshme.

Vëllai i tij i madh Shkëlzen Bekteshi 18-vjeçar për Akademinë e Ludëigsburg, ka 11 pikë për ndeshje. Besniku ka dy vite e gjysmë që gjendet në Akademinë e Ludëigsburgut, ndërsa Shkëlzeni është transferuar para një viti e gjysmë./kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni