Home » Kampionati Kosovar » Besa tri pikë të reja në fushen e vet

Besa tri pikë të reja në fushen e vet

Në këtë takim mjaft cilësorë, Besa-Trepça ’89, gjyqtari kryesor i takimit, Përparim Hasani nga Prishtina për ndërhyrje të palejueshme ndau pesë kartonë të verdhë.

Futbollistët e Besës së Pejës shënuan edhe fitoren e tretë më radhë në fushën e vet. Ata pas një loje shumë më të mirë së minatorët shënuan fitore me rezultat 3:0. Minutat e parë të takimit i takuan futbollistëve mysafir. Por, kjo zgjati shumë shkurtër.

Në minutën e 11-të portën e mysafirëve e shpëtoi shtylla horizontale e goditjes së Krenar Vokshit. Gëzimi i parë për futbollistët vendës dhe për tifozët pejanë erdhi në minutën e 27-të , kur Fitim Kasapi nga afërsia shënoi golin e epërsisë për pejanët. Atë nga korneri e kishte shërbyer Duraku mjaft agil, në këtë takim.

Mysafirët gjatë kësaj periudhe të ndeshjes patën një gjysmë rasti në minutën 28-të, por Ademi dështoi në përpjekjen e tij. Pjesëloja e dytë shënoi një ngritje si në lojë, ashtu edhe në shënimin e golave. Dominimi i futbollistëve pejanë rezultoi më golin e dytë të Kasapit në minutën e 67-të.

Ishe një kombinim i bukur brenda zonës së mysafirëve midis Durakut dhe Kasapit pa dyshim lojtarit më të mirë në këtë takim, i cili kaloi edhe portierin minatorëve Manxhollin, duke ngritur rezultatin në 2:0. Pejanët nuk i ndalën sulmet për asnjë moment, dhe sikur të ishin më të vëmendshëm reparti sulmues rezultati ka mundur të jetë edhe shumë më i favorshëm për ta.

Edhe në këtë pjesë lojë sikurse në 45 minutat e parë, mysafirët nga Mitrovica patën vetëm një rast, kur kombinimi ndërmjet Zuqakut dhe Ademit nuk solli ndërrim të rezultatit. Goli i tretë i Besës u arrit në minutën e 85-të, kur Duraku pas që u shërbye bukur nga Salihu dhe gabimit fatal të portierit Manxholli i cili boshatisi portën ngriti rezultatin në 3:0 për pejanët të cilët në tri takimet deritashme të zhvilluar para shikuesve të vet shënuan 8 gola që është efikasitet i lartë i sulmuesve të Besës. Në këtë takim mjaft cilësor gjyqtari kryesor i takimit, Përparim Hasani nga Prishtina për ndërhyrje të palejueshme ndau pesë kartona të verdhë.

Si do që të jetë afër 1500 shikues sa ishin tubuar në stadiumin e qytetit “Shahin Haxhiislami’ u ndanë të kënaqur si me rezultat ashtu edhe më lojë të të zgjedhurve të trajnerit Valdet Shoshi. Loja e mysafirëve në këtë ndeshje pati shumë dobësi, si në sulm e veçmas reparti i mbrojtës pati dështim total

Besa –Trepça ‘89 3:0 ( 1:0)

Stadiumi “Shahin Haxhiislami”, Pejë.

Shikues: 1500.

Gjyqtarë: P. Hasani, A. Rexhepi, J. Musolli.

Shënues: Kasapi (27’ e 67’) e Duraku (86’).

KV: Krasniqi, Demaj, Miftaraj, Salihu (BE), Misini (TR).

Besa: Bytyçi, Krasniqi, Demaj, Miftaraj (Salihu), Bajraktari, Papuqi (Zharra), Duraku, Hysenlekaj, Kasapi, Zeka dhe Vokshi.

Trepça ’89: Manxholli, Misini, Idrizi, Ademi, Ambe, Shabani (Peci), Berisha, Miftari, Sokoli (Ragipoviq), Hyseni (Zuqaku) dhe Zabërxha.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni