Home » Pa kategorizuar » Berlusconi: Tani, Milani më i miri në botë

Berlusconi: Tani, Milani më i miri në botë

berlusconi-tani-milani-m-euml-i-miri-n-euml-bot-euml_2_hdPresidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, beson se ekipi i tij është në rrugë të mirë që të bëhet sërish prej ekipeve më të mira në botë.

Milani mund të kthehet në majen e futbollit italian nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve, gjithmonë sipas Berlusconit, por aty ka konkurrencë të hatashme.

“Unë gjithmonë kam thënë se unë kurrë nuk do të tregtoja skuadrën tonë me një tjetër në Itali. Jo me Romën, e as me Juventusin”.

“Mendoj se kemi mundësi të mira, me këtë skuadër, që të kthehemi në majen e botës për futboll. Jo vetëm në Evropë, por e përsëris, në botë”.

“Nuk mendoj se kemi nevojë për përforcime në janar. Mendoj se ekipi është i balansuar në secilën pjesë të fushës. Fuqia jonë krahasuar me ekipet tjera është në thellësinë e skuadër. Këtë vit ne duam vendin e tretë, duam Evropën dhe po ashtu të fitojmë Kupën e Italisë”, ka potencuar Berlusconi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni