Home » Futboll » Berbatov është detyruar të largoj familjen e tij nga Bullgaria

Berbatov është detyruar të largoj familjen e tij nga Bullgaria

Dimitar-Berbatov1Sofije, 2 dhjetor – Ylli bullgar i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, është detyruar të largoj familjen e tij nga Bullgaria, pasi që grupet mafioze kishin kërcënuar atë se do t’ia kidnapojnë familjen, shkruajnë mediumet angleze të mërkurën.

Mafia kishte kontaktuar nënën e Berbatovit, Margaritan, duke i thënë asaj se familjen e ka në rrezik, nëse nuk paguhet një shumë për mbrojtje në vlerë prej 500 mijë funte. Nw shwnjestwr ishin bashkëshortja dhe vajza e sulmuesit bullgar. Berbatov kishte vendosur të mos shkojë në polici, pasi që edhe zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë, ishin përfshirë në këtë komplot.

Berbatov me ndihmë të një aeroplani që i ka ofruar trajneri i Untiedit, Sir Alex Ferguson, ka marrë familjen e tij në Londër. Nuk është hera e parë që Berbatov kërcënohet nga mafia bullgare. Në kohën sa luante për grupmoshat e reja të CSKA Sofijas, ai ishte kidnapuar dhe ishte dërguar te bosi i mafias Georgi Iliev, që kërkoi nga Berbatovi të luan për skuadrën FC Levski Kjustendil.

Menaxheri i Berbatovit, Emil Danchev, ka mohuar këto shkrime të mediumeve angleze.
“Është fyerje për mua që të jap edhe deklaratë në këto shkrime të shpikura. Këto dezinformata së pari kanë dal në gazetat bullgare e tash janë paraqitur edhe në ato angleze”, ka thënë Danchev.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni