Home » Kampionati Anglez » Benitezi me një këmbë jashtë Liverpoolit

Benitezi me një këmbë jashtë Liverpoolit

Liverpool, 15 janar – Rafael Benitez është afër shkarkimit nga posti i trajnerit të Liverpoolit pas një stinori të dështuar. Liverpooli të mërkurën mbrëma është eliminuar edhe nga FA Cup i Anglisë.

Liverpooli ka pësuar në “Anfield Road” nga skuadra e Kategorisë së Dytë, Reading pas lojës shtesë 2:1. Më herët, Liverpool është eliminuar edhe në Ligën e Kampionëve, në Premier League është jashtë luftës për titull, ndërsa tash është eliminuar edhe nga FA Cup.

Kohës së Benitezit në Liverpool po i vjen fundi, shkruajnë mediat angleze të enjten.
“Për tre muaj të gjithë kanë folur vetëm për mua. Pavarësisht nëse luajmë kundër një skuadre të fortë apo jo, unë jam në qendër të vëmendjes. Shumë njerëz po flasin për mua, mirëpo unë thjesht duhet të vazhdoj të punoj shumë. Unë po mundohem të bëj më të mirën që të përballoj këtë presion. Nuk është stinori më i mirë që kemi pasur. Nganjëherë ke momente të këqija e nganjëherë momente të mira. Mirëpo, duhet të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë Benitez, shkruan të enjten “The Sun”.
Reading për herë të parë që nga viti 1902 ka triumfuar si mysafir i një skuadre të Premier Leagues në FA Cup. Ndërkohë, Benitezi ka nisur të nxjerrë arsyetime edhe pse dështoi nga një skuadër e Kategorisë së Dytë.
“Kishte shumë gjëra që nuk më pëlqyen. Mirëpo, vërtet ka qenë keq. Të gjithë patëm dëshirë që të kalonim tutje. Jemi të zhgënjyer. Unë kam tash një punë të vështirë që të motivoj skuadrën për ndeshjen e fundjavës kundër Stoke Cityt”, ka thënë Benitez.
Benitez në krye të Liverpoolit gjendet që nga viti 2004. Me Liverpoolin ka fituar Ligën e Kampionëve (2004-2005), Superkupën e Evropës (2004), FA Cup (2005-2006) dhe Superkupën e Anglisë (2006).

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni