Home » Futboll » Bendtner do të rikthehet

Bendtner do të rikthehet

Njëri nga sulmuesit më të mirë te Arsenalit, Nicklas Bendtner, ka thënë se pritet të rikthehet në radhët e skuadrës së Arsenalit sidomos për ndeshjen me Boltonin.

Sipas tij, në ditën kur edhe do të festojë ditëlindjen e tij të 22-të. Bendtner nuk ka qenë pjesë e përbërjes së Arsenalit muajve të fundit pasi u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjik. Por ai shpreson ta veshë fanellën e topçinjve për ndeshjen në udhëtim kundër Boltonit më vonë gjatë këtij muaji.

“Shpresoj këto ditë të filloj të stërvitem me top dhe argëtimi do të fillojë. Shpresoj të jem në gjendje të luaj kundër Boltonit më 17 janar, ditën e ditëlindjes time. Kjo do të ishte dhurata më e mirë që mund t’ia bëj vetes. Së paku ky është synim imi personal, por do të shohim”, tha Bendtner.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni