Home » Kampionati Anglez » Bellamy mbetet te City

Bellamy mbetet te City

Sulmuesi uellsian Craig Bellamy ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet, duke deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Manchester Cityt.

Kështu është shprehur Bellamy të hënën për tabloidin anglez “The Sun”. Bellamy 30-vjeçar ka siguruar të gjithë se nuk ka asgjë kundër trajnerit italian Roberto Mancini, që gjatë javës së shkuar u emërua në krye të Cityt, duke zëvendësuar Mark Hughesin e shkarkuar.

“Dua të qëndrojë te City dhe do të mbetem te kjo skuadër. E ndiej veten pjesë të kësaj skuadre dhe dua të arrijë suksese me fanellën e tyre”, ka deklaruar Bellamy. “Nuk kam probleme me Mancinin. Shpresojë Mancini të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë, sepse unë do të jap gjithçka nga vetja për të”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni