Home » Futboll » Bekim Balaj debuton me gol me Rijekën

Bekim Balaj debuton me gol me Rijekën

Bekim Balaj debuton me gol me Rijekën Bekim Balaj debuton me gol me fanellen e Rijekes. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi në fitoren 4-1 të skuadrës së tij ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ndeshje e vlefshme p;r Kupen e Kroacise.

Balaj, që u transferua në janar në Kroaci nga Sparta e Pragës la menjëherë shenjën e tij në ndeshje teksa shënoi golin e 2-0.

Në fillimin e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-0 për Rijekën, shkodrani arriti të shfrytëzojë mjaft mirë nga një pasiguri në mbrojtje e Lokomotivës duke dërguat topin në rrjetë për t’i dhënë qetësinë e rezultatit formacionit të tij që në fund fitoi 4-1 duke hedhur një hap të sigurtë drejt gjysmëfinaleve të Kupës.

Sulmuesi përfaqësueses u aktivizua për 90 minuta të plota në këtë sfidë nga trajneri slloven Matjaz Kek.

Bekim Balaj mund të aktivizohet titullarë dhe në sfidën e kësaj fundjave të skuadrës së tij që do të përballet me Istran këtë të dielë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni