Home » Kampionati Anglez » Behrami eliminohet nga Arsenali

Behrami eliminohet nga Arsenali

Futbollisti Valon Behrami luajti 90 minuta të plotë kundër skuadrës së Arsenalit, por nuk patën fat që të arrijnë kualifikimin në garat e FA CUP të Anglisë.

West Hami i Behramit pësoi humbje me rezultat 1:2, por pati paraqitje të mirë. Behrami ka qenë mjaft i lëvizshëm dhe luftarak në fushë ndaj Arsenalit.

Të parët kanë udhëhequr skuadra e West Hamit me golin e Diamantit të shënuar në fund të pjesës së parë pikërisht në minutën e 45-të. Arsenali barazoi 12 minuta (78′) para përfundimit të ndeshjes nëpërmjet futbollistit Ramsey.

Pas pesë minutave lojë konkretisht në minutën e 83-të e shënojnë edhe golin e fitores. Për këtë u përkujdes futbollisti Eduardo, duke e çuar rezultatin në 1:2 dhe dërguar më tutje skuadrën e Arsenalit.

West Hami nuk mundi të qëndrojë deri në fund dhe e humbi ndeshjen, duke u eliminuar nga garat e kupës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni