Home » Futboll » Beckhami vuan nga astma

Beckhami vuan nga astma

davidLos Angeles, 24 nëntor – Mesfushori anglez David Beckham vuan nga astma. Kjo është konfirmuar në ndeshjen finale të MLS Kupës mes ekipit të tij Los Angleles Galaxy dhe Real Salt Laket, kanë njoftuar të martën mediumet e huaja.

34-vjeçari gjatë pushimit mes të dy pjesëlojëve është fotografuar me inhalator që lehtëson procesin e frymëmarrjes. Edhe agjenti i Beckhamit më në fund ka pranuar se klineti i tij që nga fëmijëria vuan nga astma por, sipas tij, kjo nuk i ka penguar asnjëherë në karrierën e tij prej futbollisti.
“Beckhami vuan nga astma që nga fëmijëria, por shihet se kjo nuk ka pasur ndonjë efekt negativ në paraqitjet e tij. Ai shumë rrallë përdor inhalatorin, vetëm kur mbetet pa frymë të mjaftueshme”, ka deklaruar agjenti Simon Oliveira. “Ai nuk ka dashur që këtë ta bëjë ndonjëherë publike, por nëse përdorimi i inhalatorit ka inspiruar edhe dikë tjetër me këtë sëmundje të merret me sport, atëherë është pozitive”.
Beckham nuk është sportisti i vetëm që vuan nga astma, ka zbuluar mjeku i njohur anglez Mike Thomas. Sipas tij, Beckham është dashur të tregonte më herët për sëmundjen e tij, pasi me këtë do të inspironte të gjithë fëmijët me astmë të merreshin me sport. “Beckham është shembull që edhe fëmijët e tjerë që përdorin inhalatorin mund të merren me sport. Ai ka pasur karrierë të pasur dhe kjo nuk e ka penguar”, tha Thomas.

“Astma është një sëmundje që nuk është e pranishme vetëm te njerëzit e thjeshtë, por edhe te sportistët kulmorë. Krahas Beckhamit kemi edhe Paul Scholesin dhe atleten Paula Radcliffe që garojnë në nivelet më të larta pa pikë problemi. Përkundrazi ata kanë arritur rezultate lakmuese”.
Mesfushori i Përfaqësueses së Anglisë në fund të muajit të ardhshëm pritet t’i bashkohet skuadrës italiane Milan si huazim deri në fund të këtij edicioni. Beckham është ndër sportistët që ka arritur gati gjithçka në karrierën e tij. Ka luajtur për Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Milanin. Me LA Galaxyn ka kontratë deri në fund të vitit 2012. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni