Home » Futboll » Beckhami kishte oferta nga Premier League

Beckhami kishte oferta nga Premier League

david-beckhamLos Angeles, 20 nëntor – Mesfushori anglez David Beckham, kishte oferta të shumta nga skuadrat e Premier Leagues, mirëpo ai vendosi që në janar të rikthehet në radhët e Milanit.

Këtë Beckham e ka bërë të ditur në një intervistë për “Sky Sport News”.

“Kisha oferta nga Anglia. Mirëpo, unë me t’u larguar nga Milani kam thënë se nëse ka mundësi të kthehem do të kthehem sërish. Milani gjithmonë ka qenë zgjedhja ime e parë”, ka thënë Beckham.

Beckham njëherit është pyetur nga gazetarët edhe për lojën me dorë të Thierry Henrys në ndeshjen e barazhit Francë-Irlandë.

“Unë nuk besoj se ai ka luajtur qëllimisht me dorë. Unë e njoh Henryn edhe si person. Ai është një njeri i mirë dhe një lojtar i madh. Është mëkat që Irlanda është eliminuar, pasi ka tifozë të mrekullueshëm. Mirëpo, këto gjëra ndodhin. Por, prapë jam i sigurt se Henry nuk ka luajtur me qëllim. Ai nuk është mashtrues”, ka thënë Beckham.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni