Home » Futboll » Beckham vazhdon deri në fund me LA Galaxy

Beckham vazhdon deri në fund me LA Galaxy

david_beckham_Mesfushori anglez, David Beckham ka insistuar se do të respektojë kontratën e tij deri në fund me Los Angeles Galaxy dhe se karrierën do ta përfundojë në radhët e kësaj skuadre amerikane.

Beckham 34-vjeçar të dielën për mediumet e huaja ka hedhur poshtë mundësinë që karrierën ta mbyllë aty ku edhe e ka nisur, në Premier League.

“Me kalimin e kohës më pëlqen të mendoj se kam të paktën edhe katër vjet kontratë dhe të luaj deri në fund të saj.

LA Galaxy do të jetë skuadra ku do ta përfundoj karrierën time, sepse jam i lidhur me të”, është shprehur Beckham. “Kam firmosur kontratë pesëvjeçare, të cilën do ta respektoj deri në fund. Familja ime është e lumtur në LA”.

Mesfushori anglez gjatë miniafatit kalimtar të janarit do t’i bashkohet skuadrës italiane Milan, si huazim deri në muajin qershor, për të siguruar ftesën që të luajë në kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni