Home » Boks » Beadini fiton turneun “William Walker”

Beadini fiton turneun “William Walker”

MArigona BEadiniPrishtinë, 19 nëntor – Boksierja Marigona Beadini ka fituar turneun e parë ndërkombëtar të boksit “William Walker”, që të mërkurën mbrëma është mbajtur në Prishtinë. Ajo mposhti bullgaren Esin Huseinova me 2:0, në meçin e vetëm profesionist të mbrëmjes.

Meçi zgjati katër raunde dhe atë e dominoi kosovarja.

Pos këtij u zhvilluan edhe pesë meçe të tjera amatore, përfshirë edhe një në konkurrencën e femrave, ku Myrvete Uka ishte më e mirë sesa kundërshtarja nga Bullgaria, Ralica Hristova (2:0). Në meçet e tjera u arritën këto rezultate: Xhevat Krasniqi – Angel Dimov (0:2), Ismet Dobratiqi – Denislav Mitkov (2:0), Alban Kamberi – Egzon Muqolli (2:0) dhe Granit Zaqi – Valon Zeqiri (0:2).

Organizatori i këtij spektakli, ku pati edhe muzikë, ishte Aziz Salihu, kryetar i Shoqatës së Sportistëve Profesionistë të Kosovës.

Ai vlerëson se turneu pati cilësi goxha të madhe.

“U tregua boks fenomenal, pati cilësi dhe ishte ndër turnetë më të mirë të organizuar në Kosovë, një turne çfarë i ka hije njeriut për të cilin edhe u organizua, mikut të Kosovës William Walker”, ka thënë Salihu. “Ky turne në të ardhmen do të jetë tradicional dhe sigurisht se secili do të jetë më i mirë se tjetri”.

Në turne u paraqitën boksierë nga Bullgaria, Kosova dhe një nga Maqedonia – Valon Zeqiri.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni