Home » Basketbolli i Kosovës » BB Bashkimi me mungesa në derbi

BB Bashkimi me mungesa në derbi

“Synimi jonë është fitorja dhe nëse e arrijmë një gjë të tillë deri në fund të kampionatit do të ia rrëmbejmë kreun e tabelës skuadrës së Sigal Prishtinës”, tha kapiteni i BB Bashkimit, Artan Kurti.

Basketbollistët e Big Brother Bashkimit nga Prizreni udhëtojnë në kryeqytet vetëm për fitore. Ata shprehen se do t’i revanshohen për dy humbjet në vjeshtë që i shkaktojë Sigal Prishtina, kampione në fuqi. Sigal Prishtina par adhuruesve të vet është e bindur se mund të shënojë fitore, duke e pasur parasysh edhe kuadrin e basketbollistëve më të mirë që ka. Kampioni të vetëm dobësi e ka largimin e basketbollistit Yll Kaçanikut, i cili është shkuar në Turqi.

Me gjithë mungesën e tij, prishtinasit fare nuk mërziten për faktin se kanë besim të madh në potencialin e basketbollistëve që kanë. Edmond Azemi, shtylla kryesore e klubit së bashku me përforcimin e ardhur nga BB Bashkimi, Blerim Mazrekun, presin stinorin pranveror ta nisin me fitore. Sigal Prishtina, kampione vjeshtore me 27 pikë ose dy më shumë se BB Bashkimi mëton fitore dhe ta thellon edhe më shumë epërsinë me pikë në tabelë.

Kryetrajneri Arben Krasniqi i ka bërë të gjitha llogaritë se ku i ka pikat më të dobëta rivali dhe ta ndëshkojë gjatë lojës. Nga ana tjetër, BB Bashkimi nuk do të ketë aspak lehtë për faktin se ka pasur edhe ndërrime të trajnerit.

Tash skuadrës së BB Bashkimit i prin si trajneri Naser Oskaçek, por i cili është mjaft ambicioz. Kapiteni i skuadrës, Artan Kurti, tha se në Prishtinë do të udhëtojnë pa pozitën e qendrës.

“Në ndeshjen me Sigal Prishtinën do të jemi të hendikepuar pa qendrën Avramovskin, i cili është i ftohur nga gripi. Ai me rekomandimin e mjekëve do të jetë në pushim së paku një javë dhe mungesa e tij në ndeshjen derbi do të jetë hendikep i madh për ne.

Megjithatë, BB Bashkimi do të mundohet edhe më basketbollistë të tjerë që kemi të japim maksimumin në Prishtinë dhe t’i revanshohemi për humbje gjatë stinorit vjeshtor. E dimë se Sigal Prishtina në pozitat e qendrës është më e mirë, por do të bëjmë përpjekje me veprime të shpejta dhe gjuajtje të sakta që ta ndëshkojmë atë.

Në Prishtinë i shkon BB Bashkimit dhe gjithmonë ka treguar fytyrën e vërtetë dhe rivalitet të madh. Shpresojmë se edhe kësaj here me gjithë mungesën e Avramovskit do të jetë një arrë shumë e fortë për kampionin.

Mirëpo, skuadra e jonë është e përforcuar me basketbollistin Mirza Ahmedbashiq, i cili luan në pozitën e fundorit. Synimi jonë është fitorja dhe nëse e arrijmë gjë të tillë deri në fund të kampionatit do të ia rrëmbejmë kreun e tabelës skuadrës së Sigal Prishtinës”, tha Kurti.

Ndeshje interesante dhe rivalizuese pritet të zhvillohet edhe në Mitrovicë në mes Bambit nga Mitrovica dhe Kosovës nga Vushtrria. Vushtrriasit shkojnë më ambicie për fitore megjithëse do të kenë shumë vështirë. Kosova ka një fond të basketbollistëve të varfër, por që ka qenë njëra nga befasitë e vjeshtës sepse renditja në pozitën e pestë me 19 pikë vlerësohet edhe si sukses i madh.

E diel

Bambi – Kosova 15.00 (H. Zeka, H. Grezda, A. Halili).

Sigal Prishtina – BB Bashkimi 19.00 (D. Mehmeti, Xh. Mumini, E. Raça). /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni