Home » Basketbolli i Kosovës » BB Bashkimi fitoi derbin

BB Bashkimi fitoi derbin

bashkimi0pristineBasketbollistët e Big Brother Bashkimit nga Prizreni shënuan fitore me rezultat të lartë 90:70 kundër rivalit të moçëm, Pejës, në ndeshjen e javës së 10-të të Technomarket Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi mes rivalëve të vjetër ishte pritur të jetë më i fortë dhe më cilësorë, por kjo nuk ndodhi. BB Bashkimi dëshmoi se ka basketbollistë më cilësorë, më të shpejtë dhe më të saktë. Skuadra e BB Bashkimi renditet në vendin e dytë me 18 pikë të tubuara. Peja i mbetët shumë për të punuar në ndeshjet e ardhshme dhe për të përmirësuar renditjen e tabelës së klasifikimit. Kampioni në fuqi, njëherësh kryesuesi i tabelës, Sigal Prishtina e ka deklasuar me rezultat të lartë 123:57 Kosovën në Vushtrri.

Sigal Prishtina në dhjetë ndeshje ka shënuar po aq fitore dhe ka dëshmuar se është skuadra larg më e mirë se rivalët e saj që e ndjekin në hap. Humbja më befasuese ka qenë e klubit të basketbollit Trepça, e cila është mundur në Gjilan me rezultat 86:91 nga Drita.

Kjo humbje ka shokuar në njëfarë mënyre edhe kryesinë e Trepçës, që pritet brenda javës edhe të ndëshkoi komplet basketbollistët. Sekretari i klubit të Trepçës, Kemajl Muja, e fajësoi tërë klubin për lojën e dobët dhe nënçmuese që ka treguar në fushë ndaj rivalit. “Ka qenë një ditë e keqe për Trepçën. Një humbje e papritur, e cila më shumë ka ardhur si pasojë e nënçmimit të rivalit sesa që kanë luajtur mirë ata. Nga kryetrajneri dhe të gjithë basketbollistët janë fajtorë për humbjen në Gjilan. Të shtunën mbrëma e kemi mbajtur edhe mbledhjen kryesisë së klubit, e cila pritet të hënën më së largu të martën të ndëshkoi basketbollistët për këtë humbje që kemi pësuar në Gjilan”, tha Muja.

Technomarket Superliga

Rezultatet

Kosova-Sigal Prishtina 56:123

Drita-Trepça 91:86

BB Bashkimi-Peja 90:70

Tabela

1. Sigal Prishtina 10 10 0 1031:816 20

2. BB Bashkimi 10 8 2 860:706 18

3. Trepça 10 7 3 891:782 17

4. Peja 10 6 4 814:730 16

5. K. Eurosport 9 3 6 687:798 12

6. Drita 10 2 8 775:1000 12

7. Bambi 9 2 7 669:791 11

8. Kosova 10 2 8 665:896 11

Në javën e 11-të, takohen: Drita-Kosova, Trepça-Big Brother Bashkimi, Peja-Bambi dhe Kolegji Eurosport-Sigal Prishtina. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni