Home » Futboll » Bayerni shkojë përpara ndërsa Juve në shtëpi

Bayerni shkojë përpara ndërsa Juve në shtëpi

bayern-munichFutbollisti shqiptar, Adrian Nikçi, luajti titullarë te kampioni zviceran, Zurich, të cilët patën përballë yjet e Milanit.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes së martë padyshim ishte në mes Juventusit nga Torino dhe Bayernit nga Munich. Ndeshje që cilësohet finale parafinales dhe që pati kthesa intresante edhe në rezultat. Bayern zë trenin e fundit dhe me fitoren 4:1 që ka arritur siguroi vizën në tetën e finales së Champions Leagua në fuboll.

“Zonja e vjetër” e para kaloi në epërsi me golin e futbollistit Trezeguet pikërisht në minutën e 19-të. Gjermanët si gjermanët gjetën forcë dhe morën frenjt e lojës në duart e veta. Bayern barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 30-të nëpërmjet futbollistit Butt. Në pjesën e dytë të ndeshjes, ende pa kaluar as gjashtë minuta lojë, Olic shënoi për rezultatin 1:2, duke lënë pa frymë adhuruesit e Juventusit.

Gomez shtoi në 1:3 epërsinë në minutën e 83-të, pastaj Tymoschtschuk në 1:4 pikërisht në minutën e 90-të, duke turpëruarJuventusin. “Zonja e Vjetër” tronditet para adhuruesve duke u eliminuar nga Champions Leagua. Futbollisti shqiptar, Adrian Nikçi, luajti titullarë te kampioni zviceran, Zurich, të cilët patën përballë yjet e Milanit. Nikçi luajti 74 minuta, kur është zëvendësuar nga Vonlantheni. Reali shënoi fitore në Marseille me rezultat 3:1. Ronaldo ka qenë shënues i golave në minutën e 5-të e 80-të pastaj Abiol në atë të 60-të, ndërsa për Marseille ka shëuar Lucho (11′).

Chelsea barazoi 2:2 me APOEL-in nga Nikosia. Në radhët e APOEL-it luajti futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Altin Haxhi, por i cili është zëvëndësuar në minutën e 34-të të ndeshjes. Atletico Madrid nuk ka pasur motiv dhe ka humbur ndeshjen 0:3 nga Porto e Portugalisë. Në tetën e finales u kualifikuan: Bordeauxi, Bayerni, Manchester Utd, CSKA, Reali, Milani, Chelsea dhe Porto.

K. Goca

Rezultatet

Grupi A

Juventus-Bayern 1:4 (1:1)

Maccabi H.-Bordeaux 0:1 (0:1)

1. Bordeaux 6 5 1 0 9:2 16

2. Bayern 6 3 1 2 9:5 10

3. Juventus 6 2 2 2 4:6 8

4. M. Haifa 6 0 0 6 0:8 0

Grupi B

Besiktas-CSKA 1:2 (0:1)

Wolfsburg-Manchester U. 1:3 (0:1)

1. Manchester Utd 6 4 1 1 10:6 13

2. CSKA 6 3 1 2 10:10 10

3. Wolfsburg 6 2 1 3 9:8 7

4. Besiktas 6 1 4 3:8 5

Grupi C

Marseille-Real 1:3 (1:1)

Zurich-Milan 1:1 (1:0)

1. Real 6 3 2 1 15:7 13

2. Milan 6 2 3 1 8:7 9

3. Marseille 6 2 1 3 10:10 7

4. Zurich 6 1 1 4 5:14 4

Grupi D

Atletico Madrid-Porto 0:3 (0:2)

Chelsea-APOEL 2:2 (2:1)

1. Chelsea 6 4 2 0 11:4 14

2. Porto 6 4 0 2 8:3 12

3. Atl. Madrid 6 0 3 3 3:12 3

4. APOEL 6 0 3 3 4:7 3

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni