Home » Liga e Kampionëve » Bayerni ka ‘punë’ me Reali Madridin

Bayerni ka ‘punë’ me Reali Madridin

Bayerni ka ‘punë’ me Reali MadridinOttmar Hitzfeld beson se Bayern Munich ka punë të papërfunduar me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Pep Guardiolës u mposht 1:0 në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë para disfatës 4:0 në duelin e kthimit në Allianz Arena.

Hitzfeld – i cili ishte trajner i Bayernit mes 1998-2004 dhe 2007-08 – beson se Bayern ka mësuar nga gabimet, dhe do të jetë në kërkim të hakmarrjes nëse skuadrat takohen sërish gjatë këtij edicioni.

“Bayerni është një prej favoritëve kryesorë në Ligën e Kampionëve. Por, ju kurrë nuk mund të përjashtoni humbjen kundër një tjetër skuadre të nivelit botëror. Futbolli është thjesht tepër i paparashikueshëm”, deklaroi Hitzfeld për “Munchner Merkur”.

“Por, nuk do të ketë një tjetër humbje 4:0 kundër Real Madridit. Bayerni ka punë të papërfunduar me Realin dhe dëshiron të hakmerret. Bayerni kurrë nuk ka qenë më i fortë se tani”, u shpreh ai.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni