Home » Futboll » Bayerni interesohet për Handanoviqin

Bayerni interesohet për Handanoviqin

Krerët e Bayern Munchenit kërkojnë të transferojnë gardianin e Udineses, sllovenin Samir Handanoviq, bën të ditur të mërkurën gazeta gjermane “Bild”.

Bayerni është i gatshëm gjatë këtij muaji të firmosë para-kontratë me Handanoviqin 25-vjeçar, të cilin kërkon ta transferojë gjatë verës. Menaxheri i lojtarit, Federica Pastorello, ka thënë se me çmimin e tij mund ta përballojnë vetëm Juventusi, Milani dhe Interi. “Ai vlen 15 milionë euro dhe vetëm tri ekipet e para italiane mund ta transferojnë”, ka thënë Pastorello.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni