Home » Kampionati Gjerman » Bayerni e suspendon Tonin

Bayerni e suspendon Tonin

luca_toniBayern Munich raportohet se e ka suspenduar sulmuesin italian Luca Toni. Sipas Bild, italiani është suspenduar për shkak të kritikave të hapura që ka lëshuar në drejtim të trajnerit Louis van Gaal.

“Kam pasur probleme me për katër muaj dhe ka kufi në gjithçka”, pati thënë Toni në një intervistë të fundit. Sulmuesi mungoi edhe në takimin e fundit në Bundesliga, në të cilin takim bavarezët barazuan ndaj Bayer Leverkusen.

“Ne nuk mund të pranojmë sjelljet e tij dhe ia kemi bërë të qartë atij. Për hapa të mëtejme disciplinare, aty është bordi drejtues ”, ka thënë Van Gaal.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni