Home » Kampionati Gjerman » Bayerni barazon 1-1 me Schalken

Bayerni barazon 1-1 me Schalken

Bayerni barazon 1-1 me SchalkenMungesa e fitores nuk krijon shqetësimë në renditje, pasi dhe Wolfsburgu barazoi 1-1 në transfertë me Frankfurtin.

Bajerni i Mynihut frenohet sërish në Bundesligë duke konfirmuar fillimin e dobët në 2015-tën.

Bavarezët barazuan 1-1 në shtëpi me Schalken pas një 90 minutëshi të luftuar sidomos nga miqtë, por disi me “paterica” për Bajernin, që luajti për më shumë se 70 minuta në inferioritet numerik duke mos marrë dot më shumë se një pikë nga kjo përballje.

Ndeshja që në fillim nuk nisi ashtu sic duhet për Bajernin, që mbeti me 10 vetë pas daljes me të kuq të Boateng në të 18-tën, i cili me ndërhyrjen e tij shkaktoi dhe 11-metërsh, të cilin për fatin e bavarezëve e priti Neuer.

Pavarsisht se me 10 vetë Bajerni e kishte ndeshjen në kontroll, dhe në të 65-tën madje Leëandoëskit ju anullua dhe një gol që do të diskutohet jo pak, për faktin nëse topi e kishte kaluar apo jo vijën fundore.

Gjithsesi nga goditja e këndit Robben i bëri tifozët vendas të harronin shumë shpejt momentin e dyshimtë.

Por po kaq shpejt i bëri dhe Schalke të harronin epërsinë bavarezët, teksa në të 72-tën, Howedes barazoi me kokë.

Bajerni në inferioritet nuk arriti më dot te goli duke shtyrë sërish fitoren në këtë 2015-të, mungesa e së cilës gjithsesi nuk i krijon shqetësimë në renditje, pasi dhe Wolsburg barazoi 1-1 në transfertë me Frankfurtin, ku golit të Aigner ju përgjigj De Bruyne.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni