Home » Futboll » Bayerni, 50 vite para Dortmundit

Bayerni, 50 vite para Dortmundit

Bayerni, 50 vite para DortmunditBayern Munich është 50 vite para Borussia Dortmund sa i takon madhësisë dhe arritjeve, thotë CEO i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke.

Dy ekipet kanë përfunduar brenda top treshit në katër edicionet e fundit të Bundesligas, por derisa Bayerni është kryesues i tabelës me tetë pikë të pastra, Dortmundi është në fund të tabelës duke rrezikuar rënien në ligën e dytë.

“Ne nuk mund t’i arrijmë sukseset e Bayernit të Muncihut as në 20 vitet e ardhshme – ata janë 50 vite para nesh”, ka thënë Watzke para gazetarëve, transmeton Telegrafi.

“Por deri tash ne kemi arritur në tetëshen e fundit në Evropë për disa sezone radhazi dhe, në aspektin ideal, kjo do të duhej të ndodhë sërish edhe në muajin e ardhshëm”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni