Home » Liga e Kampionëve » Bayer Leverkuseni mposht 1-0 Atletico Madridit

Bayer Leverkuseni mposht 1-0 Atletico Madridit

Bayer Leverkuseni mposht 1-0 Atletico Madridit Bayer Leverkuseni ka regjistruar fitore prej 1-0 kundër Atletico Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në BayArena.

Ishte një gjysmë e parë mjaft intensive, në të cilën nuk munguan shanset për të dyja skuadrat. Portierët u desh të intervenonin për t’i mbajtur portat e tyre të paprekura.

Ekipi nikoqir bënte kundërsulme të shpejta, ndërsa Emir Spahic e goditi shtyllën me një goditje nga largësia.

Nga rastet e spanjollëve përmendim një mundësi të Griezmann, të cilit portieri Leno ia largoi topin nga koka. Portieri vendas bëri një tjetër pritje vendimtare në fund të gjysmës së parë.

Loja e mirë e vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, gjatë cilës arritën deri te goli i epërsisë.

Bellarabi veproi për mrekulli në zonë duke ia pasuar topin me thembër Hakan Calhanoglut, i cili e nguliti në rrjet (57’).

Shanset e nikoqirëve ishin të shumta deri në fund të sfidës, por ata nuk ishin efektivë për ta zgjidhur shortin që në ndeshjen e parë.

Mysafirët nga minuta e 76-të luajtën me dhjetë lojtarë, pasi Tiago u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Rezultati 1-0 nuk është i keq për Bayer Leverkusenin, sidomos për faktin se nuk ka pranuar gol në terren të vet. Sidoqoftë, Atletico Madridi do të bëjë lojë tjetër në Vicente Calderon dhe do të shpresojë që të kualifikohet në çerekfinale.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni