Home » Basketbolli i Kosovës

FIBA pranon aplikacionin e Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit e ka pranuar si të rregullt aplikacionin për anëtarësim të plotë të Federatës së Basketbollit të Kosovës. “FIBA e ka pranuar aplikacionin zyrtar të anëtarësimit të plotë për Kosovën”, ka thënë një burim i Telegrafit në Gjenevë, i cili është takuar me delegacionin e FBK-së atje. “Zyrtarët e FIBA-së kanë thënë se për një periudhë... 

Sigal Prishtina mund Pejën 103:76

Skuadra kampione e Kosovës në basketboll fitoi më lehtë nga që pritej nga rivali i tyre i vetëm në ETC Superligë. Largimi i Samir Shaptahoviqit drejt SHBA-ve ka lënë zbraztësirë të madhe te ekipi i Pejës dhe kjo është vërejtur të mërkurën kur skuadra verdhezi ishte një kundërshtar i lehtë për kampionin, Sigal Prishtina në kryeqytet. Prishtinasit shënuan fitore me rezultatin... 

Vuçuroviq edhe zyrtarisht në Sigal Prishtina

K.B. Sigal Prishtina radhëve të veta ia ka shtuar edhe një lojtar me përvojë ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Nikolla Vuçuroviqin, i cili nga skuadra polake e Craiovas ka përforcuar klubin bardhë e kaltër. Vuçuroviq ka lindur me 17 maj 1980 në Budvë të Malit të Zi. Është i gjatë 203 centimetra dhe mbulon pozitat 3 dhe 4. Ai luajti në disa prej ekipet më të mira në Ballkan, si:... 

Zyrtare: Petkoviq përforcon Pejën

Peja vazhdon të përforcohet për pjesën e dytë të sezonit në ETC Superligën e basketbollit në Kosovë. Verdh e zinjtë, kanë bërë një goditje tjetër të madhe gjatë afatit kalimtar, pasi tani kanë transferuar fundorin kroat Luka Petkoviq, transmeton Telegrafi. Petkoviq është i gjatë 1.90 centimetra, ndërsa specialitet i tij janë gjuajtjet nga distanca e largët, ndërsa ai njihet... 
Etiketat: ,

Sigal Prishtina nuk ndalet, transferon edhe Nate Bowie (Video)

Skuadra kampione e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina, ka vazhduar përforcimet për vitin 2015. Pasi përforcoi radhët e veta me ish-lojtarin e San Antonio Spurs, Desmon Farmer, tani është përforcuar edhe me një basketbollist tjetër cilësor nga Amerika, Nate Bowie. Në vazhdim mund ta lexoni komunikatën e klubit të Prishtinës të bërë në Facebook, ku tregohet për biografinë e lojtarit... 

Ka të interesuar për ritestim

Ditë më parë Bordi i Shoqatës së Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që ritestimin teorik dhe fizik për gjyqtarët që nuk e kanë kaluar testin në afatin e parë të bëhet më 11 janar 2015 në Prishtinë. Ndërkaq të gjithë ata të cilët e kanë thirrjen e gjyqtarit, e nuk janë paraqitur në afatin e shtatorit, do ta kenë mundësinë t’i nënshtrohen... 

Sigal Prishtina nuk vazhdon kontratën me trajnerin Sabit Hadzic

Klubi më i trofeshëm në basketbollin kosovar, Sigal Prishtina, ka njoftuar sot se nuk e ka vazhduar kontratën e bashkëpunimit me trajnerin Sabit Hadzic. Në vazhdim mund ta lexoni komunikatën e lëshuar nga klubi në faqen zyrtare në Facebook: “Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina dhe trajneri Sabit Hadzic janë pajtuar që të mos vazhdohet kontrata deri në fund të sezonit. Ne e falenderojmë... 

Dardan Berisha mohon kalimin te K.B. Bashkimi

Dardan Berisha së shpejti do të bëhet anëtari më i ri i klubit basketbollistik prizrenas, Kosova e Re Bashkimi. Kështu së paku qarkullonte lajmi në rrjetet sociale, pasi basketbollisti i Sigal Prishtinës, Berisha, kishte qëndruar sot në Prizren, me ç’rast është takuar edhe me mikun e tij të klubit prizrenas, Endrit Hysenagolli si dhe me kryesinë e klubit portokallezi. Por, Berisha... 

Cibona mposht Sigal Prishtinën

Cibona e Zagrebit ka fituar miqësoren kundër Sigal Prishtinës, me rezultat 81-101, të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Përballja në mes kampiones së Kosovës dhe gjigantit kroatë është zhvilluar në një atmosferë të bukur sportive të krijuar nga tifozët prishtinas “Plisat”. Kjo ndeshje erdhi në kujtim të legjendës kroate Drazhen Petrovic.... 

Ministri Krasniqi dhe kryetari i FBK-së diskutuan për krijimin e një qendre të basketbollit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur në një takim drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Erolld Belegu. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e deritanishme në basketboll si brenda ashtu edhe në procesin e ndërkombëtarizimit. U vlerësua se me njohjen e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar...