Home » Basketbolli i Kosovës » Bashkimi s’pati forcë për hakmarrje

Bashkimi s’pati forcë për hakmarrje

bashkimiPrizren, 18 nëntor – Edmond Azemi luajti pak në çerekun e parë, por nuk shënoi, në të dytin dhe në të tretin nuk u aktivizua fare për shkak se nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike shkaku i ftohjes.

Por, gjithë këtë e kompensoi në periudhën e katërt, atëherë kur skuadrës së tij, Sigal Prishtinës, i duhej më së shumti ndihma e tij.

Azemi shënoi 13 pikë në këtë dhjetëminutësh për të udhëhequr Prishtinën drejt fitores në derbin me Big Brother Bashkimin, të mërkurën mbrëma në Prizren.

Ndeshja u mbyll me rezultat të ngushtë 72:75. Azemi shënoi tre tresha dhe dy dypikësha për t’i dhënë krah skuadrës së tij.

“I thashë trajnerit se jam i gatshëm ta ndihmoj ekipin në periudhën e katërt dhe më futi në lojë. Besoj se arrita ta ndihmoj sado pak ekipin, ndonëse merita është e të gjithëve”, ka thënë Azemi.

Lojtari më efikas te kampioni i Kosovës, Prishtina, ishte Yll Kaçaniku, me 24 pikë.

Në fakt, BB Bashkimi nuk arriti të hakmerret për humbjen që ia pati shkaktuar Prishtina në start të sezonit në Prishtinë. Kjo është humbja e dytë e Bashkimit në tetë xhirot e para dhe të dyja për “fajin” e Prishtinës. Ndërkohë Prishtina mbetet skuadra e vetme pa humbje deri tash.

Prishtina nisi mirë takimin. Bashkimi nisi të këndellet në minutën e 13-të kur u fut në një seri të madhe prej 16:2, Skuadra prizrenase pas kësaj serie arriti të dalë në avantazh prej shtatë pikësh (33:26) dhe këtë epërsi e mbajti deri në minutën e 35-të. Në pesë minutat e fundit rezultati ishte i ngushtë, por Azemi vendosi fituesin me dy dypikësha në çaste shumë vendimtare.

Trajneri i Bashkimit, Adin Adinoviq, nuk e ka marrë shumë për zemër këtë disfatë.

“Ndodh shpesh të humbim lojën në sekondat e fundit, edhe pse patëm epërsi. Mirëpo ishte një ndeshje që nuk pati shumë peshë edhe pse kishim dëshirë ta fitonim atë”, ka thënë Adinoviq.

Te skuadra humbëse më efikasi ishte amerikani Demarius Bolds, me 32 pikë.

R.B.

B O X******

Palestra: “Sezai Surroi”

Shikues: rreth: 2.000

Arbitra: Zeka, Mehmeti, Gola

Bashkimi: Mazreku 15, Karanezi, Rexhepi 11, Qollopeku, Gashi, Bolds 32, Thaçi, Kurti 3, Biraj, Mehmeti 9, Ferizi, Bunjaku 2.

S. Prishtina: Azemi 13, Spaqi 10, Bingjia 11, Kaçaniku 24, Ferati, G. Rugova 9, Breca, Podvorica 6, Veseli 2, F. Rugova, Lila, Dili. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni