Home » Futboll » Baseli me Feratin mposhtën kampionin

Baseli me Feratin mposhtën kampionin

SOCCER-EUROPE/SWITZERLANDSkuadra e Baselit shënoi fitore me rezultat 4:2 kundër kampionit të Zvicrës, Zurich, në ndeshjen e vlefshme të çerekfinales së kupës së Zvicrës në futboll.

Futbollisti Beg Ferati, që luan në pozitën e mbrojtësit, është aktivizuar nga minuta e 65-të në radhët e Baselit. Në fanellën e Zurichut si titullarë 84 minuta është aktivizuar Admir Mehmedi.

Ferati i Baselit dhe Mehmedi i Zurichut dëshmuan lojë të mirë dhe angazhim të pashoq në fushë. Kjo ndeshje është shikuar nga 17.700 shikues, të cilët u ndanë të kënaqur duke parë secilin gol më të bukur se tjetrin. Baseli kaloi në epërsi në minutën e 17-të me golin e Stocker, ndërkaq Djuric e ka barazuar në minutën e 32-të të ndeshjes. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat baras, 1:1.

Në pjesën e dytë, Baseli ndezi motorët dhe dëshmoi lojë më ofensive. Në minutën e 54-të dhe në atë të 58-të dy herë futbollisti Frei ndëshkoi portën rivale, për epërsinë 3:1. Streller ngriti epërsinë në 4:1 në minutën e 75-të, ndërsa Alphonse në minutën e 92-të shënoi për zbutjen e humbjes në 4:2.

Baseli-Zürich 4:2 (1:1)

Stadiumi St.-Jakob-Park.

Shikues: 17.700.

Gjyqtarë: Laperrière.

Shënues: Stocker (17’), Frei (54’ e 58’), Streller (75’) për Baselin dhe Djuric (32’), Alphonse (92’) për Zurichun.

Basel: Wessels; Inkoom, Cagdas, Cabral (Ferati 65’), Safari (Gelabert 75’); Huggel, Carlitos; Chipperfield, Stocker; Frei, Streller (Zoua 84’).

Zürich: Leoni; Stahel, Tihinen, Barmettler, Rochat; Aegerter, Gajic; Djuric (Tico 81’), Margairaz, Mehmedi (Schönbächler 84’); Alphonse.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni