Home » Futboll » Baseli e siguron Shaqirin edhe 5 vjet tjera

Baseli e siguron Shaqirin edhe 5 vjet tjera

basel_shaqiri_Basel, 7 dhjetor – Drejtuesit e skuadrës zvicerane, Basel, kanë konfirmuar dëshirën për ta mbajtur për vete talentin kosovar, Gjerdan Shaqiri.

Mesfushori 18-vjeçar, të dielën ka rinovuar kontratën me Baselin edhe për dy vite e gjysmë. Me kontratën e mëhershme Shaqiri 18-vjeçar ka qenë i lidhur me Baselin deri në fund të vitit 2011.
“Vetëm disa javë pasi ka mbushur 18 vjet Shaqiri ka firmosur kontratën e dytë profesionale me skuadrën e Baselit”, shkruajnë mediumet zvicerane. “Kontrata që skadonte në 31 dhjetor të vitit 2011 është rinovuar për dy vjet e gjysmë të tjera dhe tash Shaqiri do të luajë për Baselin deri në qershorin e vitit 2014”.
Sipas mediumeve zvicerane drejtuesit e Baselit insistojnë t’i mbajnë lojtarët e talentuar sa më shumë të jetë e mundur. Kontratën e parë profesionale Shaqiri e pati firmosur në janar të këtij viti.
Ndërkohë, vetë lojtari i ka thënë gazetës se rinovimi ishte i nxitur edhe nga ofertat e shumta që kanë ardhur nga klubet gjermane. Ai dëshiron të fitojë trofe me Baselin para se të kërkojë një mjedis të ri.
“Baseli është ekipi im prej fillimit të karrierës dhe dua që para se të largohem të fitojë ndonjë trofe. Vetëm pas kësaj do të largohesha nga skuadra e Baselit”, ka thënë Shaqiri për gazetën, të dielën. “Klubi ka kërkuar rinovim të kontratës për afat më të gjatë, meqë në adresë të tyre kohëve të fundit kanë mbërritur ofertat për mua nga Gjermania. Jam shumë i kënaqur me kontratën e re”.
Shaqiri në verën e këtij viti është inkuadruar në skuadrën e parë të Baselit nga ekipi U-21. Deri më tani ai ka regjistruar 15 paraqitje këtë edicion me Baselin në Superligën zvicerane dhe ka arritur të shënonte një gol. Shaqiri këtë edicion ka luajtur edhe në Kupën e Evropës me skuadrën e Baselit, duke shënuar një gol në rrethin kualifikues. Te skuadra e Baselit përveç tij luan edhe mbrojtësi kosovar, Beg Ferati.
Ai është edhe pjesë e Përfaqësueses U-21 të Zvicrës dhe deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni