Home » Futboll » Bartomeu i thotë Messit: Do ta shkarkoj Enriquen

Bartomeu i thotë Messit: Do ta shkarkoj Enriquen

bartomeu-i-thot-euml-messit-do-ta-shkarkoj-enriquen_hdPresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, besohet se ia ka garantuar yllit të ekipit, Lionel Messit, se do ta shkarkojë trajnerin Luis Enrique.

Messi dhe Enrique kanë pasur disa fërrkime që kanë çuar situatën që ylli i Barcelonës të ndjekë Chelean në rrjetet sociale dhe të ngrisë një valë të spekulimeve.

Por, Goal raporton se në një takim që ka mbajtur presidenti Bartomeu me Messin, e ka inofrmuar mbi planet e tij për të shkarkuar Enriquen.

Messi me këtë rast e njoftoi presidentin se dëshiron që të kthehet në klub Frank Rijkaard, ai që i dha debutimin Messit në ekipin e parë të Barcelonës.

Edhe vet presidenti i Barcelonës është në presion për të marrë këto vendime, pas largimeve të Zubizarretas dhe Carles Puyolit, për një krizë të thellë që besohet se ka kapluar klubin katalanas e që mund ta rikuperojë vetëm një valë e suksesshme futbollistike.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni