Home » Futboll » Barcelona vetëm dy orë e ka lënë Realin lider!

Barcelona vetëm dy orë e ka lënë Realin lider!

Messi, futbollisti më i mirë në botë apo Kampioni në fuqi, Barcelona, i bëri me dije Real Madridit se vetëm dy orë ka mundur ta mban kreun e tabelës dhe jo më shumë. Barcelona vetëm dy orë e ka lënë Realin në kreun e tabelës dhe sërish ia ka rrëmbyer pozitën e parë.

Skuadra e Barcelonës e ka demoluar me lojë dhe rezultat si mysafirë Teneriffen, duke e mposhtur me shifra 5:0, në javën e 17-të të Kampionatit të Spanjës në futboll. Lionel Messi, futbollisti më i mirë në botë apo “Topi i Artë” shënoi het-trikun e tij.

Messi mrekulloi, duke tmerruar jo vetëm portierin rival, por edhe tërë adhuruesit e Teneriffes. Barcelona i shkaktoi tronditje me rezultat që realisht Teneriffe nuk e kishte pritur këtë debakël të vërtetë. Messi si hero i gjithë kësaj ndeshje e nisi i pari me gola, duke shënuar në minutën e 36-të për shifrat 0:1. Rezultatin 0:2 e shënoi Puyol në minutën e 44-të.

Në minutën e fundit të pjesës së parë (45′) Messi shënoi për 0:3 dhe e dërgoi në pushim Barcelonën të qetë. Në pjesën e dytë, Messi shënoi sërish dhe golin e tij të tretë në minutën e 75-të për epërsinë 0:4.

Dhe rezultatin përfundimtar me shifra 0:5 e ka shënuar Pedro në minutën e 85-të. Barcelona bëhet lider me 43 pikë dhe Reali bie në vend të dytë me 41 pikë, kurse Teneriffen zë vendin e 17-të me 15 pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni