Home » Futboll » Barcelona triumfon mbi Interin

Barcelona triumfon mbi Interin

fc-barcelona-rcd-mallorcaMe gjithë fitoren Liverpooli bie nga Champions Leagua. Fiorentina shënoi fitore të madhe dhe historike me rezultat 1:0 kundër Lyonit

Kampioni në fuqi i Evropës, Barcelona, para 85 mijë shikuesve dëshmoi vlerat e veta, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 kampionit italian, Interit, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit F te Champions Leagua në futboll.

Barcelona qysh në pjesën e parë e nisi furishëm ndeshjen, e cila rezultoi me golin e hershëm të shënuar në minutën e 10-të nëpërmjet Piques. Pas 16 minutave lojë përkatësisht në minutën e 26-të, Barcelona, shtoi epërsinë 2:0 falë golit të konkretizuar nga Pedro. Kjo fitore Barcelonën e ofron një hap kualifikimit më tutje, ndërsa Interit ia ka vështirësuar së tepërmi punët dhe duhet në ndeshjen e fundit të kërkojë kualifikimin. Ishte edhe humbja e parë e Interit në grupin F, pavarësisht kësaj e pret punë e vështirë për ta siguruar vendin e dytë në ndeshjen e fundit.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupit, Rubin – Dinamo e Kievit përfundoi 0:0, takim që u shikua nga 24.000 shikues. Liverpooli shënoi fitore me shifra 1:0 si udhëtues në Debrecen kundër Debrecenit, në kuadër të grupit E. David N’Gog shënoi në minutat e parë të ndeshjes pikërisht në minutën e 4-të dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

Me gjithë fitoren Liverpooli bie nga Champions Leagua. Fiorentina shënoi fitore të madhe dhe historike me rezultat 1:0 kundër Lyonit. Më këtë fitore Fiorentina sigurojë kualifikimin në garat e mëtutjeshëm të Champions Leagua. Fiorentina kryeson tabelë me 12 pikë, duke lënë pas vetes me 10 pikë Lyonin, ndërsa i treti radhitet Liverpooli me shtatë pikë. Golin për Fiorentinën e shënoi Vargas (28′-nga penalltia). Ky ballafaqim është përcjellë nga 32 mijë shikues. Stuttgarti ka shënuar fitore me vlera të mëdha si mysafirë, duke gjunjëzuar skuadrën skoceze, Rangersin.

Skuadra e Stuttgardit i ka shtuar gjasat reale që të sigurojë kualifikimin në xhiron e fundit, ndërsa Rangers i ka thënë lamturmirë Champions Leaguas. Kjo ndeshje u ndoq nga 48 mijë shikues, ndërsa golat për gjermanët i shënuan Rudy (16′) e Kuzmanovic (59′). Fitore të madhe arriti edhe skuadra rumune, Unirea U. e cila me golin e Dragutinovic në minutën e 45-të mposhti Sevillën.

Unirea U. pati lojë paksa më të mirë dhe gëzoi 13.000 shikues më këtë fitore që i jep gjasa të mëdha që ta ruajë këtë pozitë.Në grupin H, Arsenali dëshmoi angazhim dhe lojë të shkëlqyshme para 40.470 shikuesve, duke mundur me shifra 2:0 skuadrën belge, Standardin. Golat për Arsenalin i shënoi Nasri (35′) e Denilson (45′). Ballafaqimi Alkmaar – Olympiakos i shikuar nga 15.480 shikues përfundoi pa gola (0:0).

Rezultatet

Grupi E

Debrecen-Liverpool 0:1 (0:1)

Fiorentina -Lyon 1:0 (1:0)

Tabela

1. Fiorentina 5 4 0 1 12:6 12

2. Lyon 5 3 1 1 8:3 10

3. Liverpool 5 2 1 2 4:5 7

4. Debreceni 5 0 0 5 5:15 0

Grupi F

Rubin-Dinamo (K) 0:0

Barcelona-Inter 2:0 (2:0)

1. Barcelona 5 2 2 1 5:2 8

2. Inter 5 1 3 1 5:6 6

3. Rubin 5 1 3 1 4:5 6

4. Dinamo (K) 5 1 2 2 6:7 5

Grupi G

Rangers-Stuttgart 0:2 (0:1)

Unirea U.-Sevilla 1:0 (1:0)

1. Sevilla 5 3 1 1 10:4 10

2. Unirea 5 2 2 1 8:5 8

3. Stuttgart 5 1 3 1 6:6 6

4. Rangers 5 0 2 2 4:12 2

Grupi H

Arsenal-Standard 2:0 (2:0)

AZ Alkmaar-Olympiakos 0:0

1. Arsenal 5 4 1 0 12:4 13

2. Olympiakos 5 2 1 2 3:5 7

3. Standard 5 1 1 4 6:8 4

4. Alkmaar 5 0 3 2 3:7 3

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni