Home » Kampionati Spanjoll » Barcelona-Real Madrid, gjithçka sillet rreth “El Clasicos”

Barcelona-Real Madrid, gjithçka sillet rreth “El Clasicos”

BarcelonaPër të gjithë Spanjën, Barça Real është shumë më tepër se sa një ndeshje futbolli; ajo nga shumë mendohet si një ndeshje e një kombi kundër një shteti: kastilianët kundër katalanasve.

Ish trajneri i ndjerë i Barçës, Bobi Robson, dikur shprehej: “Katalonja është një komb dhe Barça ushtria e tij”. Në kujtesën kolektive sidomos të katalanasve, ndeshja konceptohet ende si “luftëtarët e lirisë kundër fashistëve të Frankos”. Reali konceptohet nga shumë si përfaqësuesi i shtetit të centralizuar spanjoll, ndërsa Barça si e Katalonjës, çka sjell ndërlikime sociologjike dhe politike për këtë vend. Rivaliteti, në kuptimin politik, njohu kulmime gjatë regjimit diktatorial të Fransisko Frankos.

Atëherë po për motive politike gjuhët dhe identitetet rajonale, që të dyja, thellë nga një jetë në shpirtin dhe zemrën e katalanasve, u ndaluan së foluri dhe së manifestuari publikisht. Rivaliteti, në kuptimin sportiv, u ashpërsua gjatë viteve 1950 të, duke pasuar transferimin polemik të sulmuesit argjentinas, Alfredo di Stefano tek Real Madridi.

Që të dy klubet, Reali dhe Barça mendonin se e kishin bërë të tyrin, pas një konfuzioni, që u shkaktua nga një grevë futbollistësh në atdheun e Di Stefanos, Argjentinë. Barça pas disa orvatjesh u tërhoq nga një e drejtë, sipas tyre, pas një ndërhyrjeje të Federatës Spanjolle të Futbollit; në atë kohë qarkulluan zëra se klubi katalanas u detyrua nga vetë Franko që të hiqte dorë nga Di Stefano. Reali, me talismanin Di Stefano në krye ndërpreu një periudhë mbizotërimi të Barçës, duke fituar 8 nga 11 titujt e mëparshëm të La Ligas, sikurse edhe pesë tituj të Kupës së Kampionëve të Evropës së atëhershme nga nëntë të tyre.

Me pak fjalë një erë që përcaktoi edhe klubin e ditëve tona. Në harkun kohor, 1986 1990, duke pasur në gjirin e tij futbollistë të një brezi të njohur si “Quinta del Buitre” (Skuadra e Skifterit), të udhëhequr nga golashënuesi vdekjeprurës, Emilio Butragenjo, Reali përsëri hodhi errësirë ndaj rivalëve të stërmëdhenj, duke fituar pesë tituj të njëpasnjëshëm të La Ligas.

Johan Krujfi do të bëhej njeriu që do ta shndërronte Barcelonën dhe fatet e saj, jo aq shumë në fushë, si futbollist, paçka se udhëhoqi Barçën në titullin e parë të La Ligas, në 14 vjet, pas transferimit të tij nga Ajaksi më 1973, por më shumë si trajner i saj, kur ndërtoi “Skuadrën e Endrrave”, që fitoi katër tituj të La Ligas rresht si dhe Kupën e Parë të Kampionëve të Evropës, më 1992. Titulli i fundit nga katalanasit u fitua më 1994, viti kur edhe kolona e asaj skuadre, danezi Mikael Laudrup, pati fërkime me trajnerin holandez dhe për më tepër, “tradhtoi” Barçën, duke kaluar papritur në Madrid tek Reali.

Ky transferim shokoi një komb të tërë, ndërkohë që Reali, menjëherë fitoi La Ligan. Një sezon më parë, ata kishin humbur në Madrid, “El Clasico” n, 5 0, ndërsa atë sezon, të frymëzuar nga Laudrupi, u ngjitën lart me një fitore po 5 0, duke shlyer turpin dhe paguar Barçën me të njëjtën monedhë, më 1995. Reali ishte klubi më i suksesshëm në shekullin XX të, ndërsa ai XXI është tejet i ndryshëm. Krujfi, jo vetëm hyri në zemrat e tifozëve besnikë të Barçës, që njihen si “Cules”, duke snobuar Realin në të mirë të Katalonjës, duke deklaruar se kurrë nuk do të luante për një klub që kishte lidhje me diktatorin Franko, por si vizionar që ishte në fushë dhe jashtë saj, hodhi bazat e filozofisë futbollistike të njohur si “Cruyffismo”, çka i solli Barcelonës mantelin e klubit më të madh të botës dhe futbollit më të pëlqyeshëm në botë. Identiteti dhe stabiliteti bazik i Barçës, si institucioni më madhor i futbollit janë komponentë, të cilët prej shumë dhjetëvjeçarëve i mungojnë dëshpërimisht Realit, pikërisht ato që ai ia ka kaq shumë zili Barçës.

Klubi i Madridit, çuditërisht largoi trajnerin e fundit, që i solli një titull, të fundit në kohë të Ligës së Kampionëve. Trajnerët pasardhës, edhe nëse fituan ndonjë titull të La Ligas asnjëherë nuk shkuan larg në Ligën e Kampionëve, duke mos arritur të ndryshojnë lojën e Realit, që ishte aspak pranë asaj të Barças. Manuel Pelegrini, i emëruar si trajner i tyre këtë verë, njëherësh u bë trajneri i dhjetë në gjashtë vite.

Kjo flet shumë për Realin. Në të njëjtin hark kohor, Barça pati vetëm një ndryshim trajneri, largimin e Frank Rajkardit, që edhe ashtu vazhdoi filozofinë e bashkështetasit të tij të madh Johan Krujfit në lojën e Barcelonës. Për më tepër, shtatë nga nëntë fituesit e “Topit të Artë” paçka se në radhët e Real Madridit e kanë marrë këtë çmim jo për arritje me të famshmen “Camisseta Blanca”. Kjo të sugjeron se klubi di se cilin të tërheqë, por jo se si t’i bëjë ata të luajnë si skuadër harmonike në fushë. Kapërcyelli i shekullit solli në krye të Realit si president, Florentino Perezin. Veprimi i tij i parë ishte joshja e një kanakari të Barcelonës, Luis Figo tek Reali, pas një marrëveshjeje që thënë pak tërboi furishëm “Les Cules”, shumë më tepër se një veprim i ngjashëm i tillë tradhtie i Mikael Laudrupit më 1994.

Me rikthimin e Figos, në “Camp Nou”, me fanellën e bardhë të Realit, tifozët hodhën në fushë gjithçka. Objektet përfshinin zinxhirë biçikletash, shishe qelqi, telefona celularë, madje edhe një kokë derri me simbolikën e saj.

Box: Të dielën, do të zhvillohet edhe një herë, beteja e përjetshme, se cili do të quhet klubi më i madh i botës. Real Madridi udhëton për në “Kamp Nou” me besim se një fitore mbi rivalët e stërmëdhenj të Barcelonës do t’i siguronte një udhëheqje të rehatshme në renditje.

Blaugranët janë ende më të motivuar, pas fitores mjeshtërore ndaj Interit dhe kërkojnë që të rimarrin kreun. Vetëm kaq? Jo, rivaliteti shtrihet shumë më larg dhe thellë…/botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni