Home » Futboll » Barcelona më pranë finales

Barcelona më pranë finales

Barcelona më pranë finales Katalanasit mundën 3-1 Villarrealin në gjysmëfinalen e parë duke patur dhe njëherë tjetër për protagonist Lionel Messin.

Barcelona është me një këmbë në finalen e Kupës së Mbretit. Katalanasit mundën 3-1 Villarrealin në gjysmëfinalen e parë duke patur dhe njëherë tjetër për protagonist Lionel Messin, që me një gol dhe një asist konfirmoi se në 2015 nuk ka rivalë sa i përket finalizimeve. Në “Camp Nou” ekipi i Enriques, që vetëm pak javë më parë kishte fituar me vështirësi ndaj “nëndetëses” së verdhë nuk e pati sërish të thjeshtë, pasi ju deshën 41 minuta lojë dhe një pasim i përsosur i Suarezit për Mesin, që argjentinasi të zhbllokonte rezultatin.

Sikur të mos mjaftonte forca e Villarrealit ndeshja u komplikua dhe nga Ter Stegen, që në të 48-tën u ndëshkua nga një goditje e Trigueros, e cila ishte qëndrore dhe mund të ishte pritur nga ana e gjermanit.

Gjithsesi Don Andres zgjodhi ndeshjen e duhur për t’u rikthyer me gol teksa vetëm pak sekonda më pas riktheu përpara Barcelonën.

Gerard Pique i dha Barcelonës një epërsi me dy gola pasi goditi saktë më kokë në të 64-trën ndërsa Neymar mund të kishte mbyllur kualifikimin që në ndeshjen e parë por gaboi nga pika e bardhë. Një shpërdorim që gjithsesi nuk dëmton shumë Barcelonën por që zburukon disi Kupën, pasi në kthim do të ketë dhe një shpresë minimale për Villarrealin duke e bërë interesant dhe sfidën e “El Madrigal”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni