Home » Kampionati Gjerman, Kampionati Spanjoll » Barcelona interesohet për Lahmin

Barcelona interesohet për Lahmin

philipplahmZyrtarët e Barcelonës po bëjnë gati ofertën për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munchenit, gjermanit Philipp Lahm shkruan “Bild” të martën.

Sipas gazetës skuadra bavareze tashmë ka marrë një ofertë prej 16 milionë eurosh për të liruar Lahmin 26-vjeçar në miniafatin kalimtar të dimrit.

Lahm kohët e fundit ka patur telashe me drejtuesit e Bayernit, të cilët e patën gjobitur për faktin se kishte kritikuar filozofinë e klubit. Mbrojtësi i Përfaqësueses së Gjermanisë te skuadra e Bayernit është prej vitit 1995 dhe ka kontratë valide deri në qershorin e vitit 2012.

Nuk është vetëm Barcelona në garë për shërbimet e Lahmit, pasi ky i fundit ka kohë që përcillet edhe nga skuadrat Manchester United dhe Juventus.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni