Home » Kampionati Spanjoll » Barcelona fiton trillerin në Camp Nou

Barcelona fiton trillerin në Camp Nou

Barcelona fiton trillerin në Camp NouSkuadra e Barcelonës është rikthyer dy herë nga disavantazhi për ta fituar ndeshjen triller kundër Villarrealit me rezultat 3-2.Gjërat filluan mirë për katalunasit, teksa Luis Suarez pati disa raste të mira shënimi, por që nuk përfunduan në rrjetë.

Dhe, kur më shumti pritej që Barca të kalonte në epërsi për shkak të zotërimit të ndeshjes, Denis Cheryshev(30’) përfitoi nga një tollovi në zonë dhe i shokoi të pranishmit në Camp Nou duke shënuar golin e epërsisë për Villarrealin.

Sidoqoftë, Barca para se të shkojë në pushim arriti ta barazonte rezultatin përmes Neymar(45’), i cili përfitoi nga gjuajtja e Rafinhas të cilën portieri Asenjo nuk arriti ta ndalte siç duhet.

Në minutë ne 52-të, Barcelona u gjend përsëri në disavantazh pas një gabimi të Gerard Piques, i cili i dha mundësinë Giovanit që të depërtojë dhe të asistoi mrekullisht te Luciano Vietto që shënoi lehtësisht.

Fatkeqësisht, ky gëzim i ‘Nëndetëses së Verdhë’ zgjati vetëm dy minuta, pasi Rafinha(54’) e barazoi fillimisht rezultatin në 2-2, ndërsa Lionel Messi i dha epërsinë katalunasve në minutën e 56-të.

Në vazhdim të ndeshjes, Villarrealit ju anulua një gol për pozitë jashtë loje, teksa Neymarit nuk iu referua një penallti kontroverse nga gjyqtari i ndeshjes.

Me këtë fitore, Barca arrin në kuotën e 50 pikëve, një më pak se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni