Home » Futboll » Barcelona e mund Realin

Barcelona e mund Realin

fcbarcelonaxDerbi më i madh në botë, Barcelona-Reali, përfundoi me fitoren e Barcelonës me rezultat 1:0.

Derbi i madh është karakterizuar edhe me dy kartona të kuq. Futbollisti i Barcelonës Busquets është ndëshkuar në minutën e 63-të dhe Diarra i Realit në atë të 90-të. Zlatan Ibrahimovic ishte futbollisti që do jetë edhe hero i këtij derbit, duke shënuar golin në minutën e 63-të pas harkimit të Dani Alvesit.

Gol ky që tronditi adhuruesit e klubit mbretëror dhe gëzoi së tepërmi ata të Barcelonës. Duhet shtuar se Ibrahimovic hyri në lojë në minutën e 51-të dhe kjo ishte edhe një potez i shkëlqyer i trajnerit të barçës. Tri pikë të mëdha të Barcelonës që e bëjnë lider të tabelës me 30 pikë, duke e zbritur në vendin e dytë Realin me 28 pikë. Ndeshje e fortë, cilësore, me veprime të rrjedhshme dhe kombinime të sakta. Goli i Ibrahimovicit ka qenë fatal dhe i pariparueshëm për Realin. Ibrahimovic ia dhuroi tri pikë domethënëse Barcelonës duke e fituar derbin më të madh që vlerësohet si derbi botëror.

fanellën e Realit luajti edhe Cristiano Ronaldo, futbollisti më i paguar në botë, i cili është zëvendësuar në minutën e 66-të nga Benzema. Barcelona para dashamirëve të saj u dëshmua se dinë të fitoi, dinë t’i gëzoi adhuruesit e vet. Loja mes rivalëve të përjetshëm më të vërtetë solli emocione pas emocioni qoftë në stadium, jashtë saj dhe në mbarë rruzullin tokësorë. .

Barcelona – Real Madrid 1:0 (0:0)

Shënues: Ibrahimovic (56′).

Barcelona: Victor Valdes, Dani Alves, Puyol, Piqué, Abidal, Xavi, Busquets, Keita (Touré 66′), Iniesta, Messi, Henry (Ibrahimovic 51′).

Real Madrid: Casillas, Sergio Ramos, Pepe, Albiol, Arbeloa (Raúl 74′), Marcelo, Lass, Xabi Alonso, Kaká, Higuain, Cristiano Ronaldo (Benzema 66′).

Sevilla – Malaga 2:2

Valencia – Mallorca 1:1

Gijon – Villarreal 1:0

Barcelona – Real Madrid 1:0

Zaragoza – Osasuna 0:1

Almeria – Athletic Bilbao 1:4

Santander – La Coruña 0:1

Valladolid – Teneriffa 3:3

Getafe – Xerez 5:1

Tabela

1. Barcelona 12 9 3 0 30:8 30

2. Real Madrid 12 9 1 2 27:9 28

3. FC Sevilla 12 8 2 2 23:10 26

4. Valencia 12 7 4 1 23:12 25

5. La Coruña 12 8 1 3 17:12 25

6. Mallorca 12 6 3 3 22:15 21

7. Gijon 12 5 5 2 13:10 20

8. Athletic Bilbao 12 6 2 4 16:15 20

9. Getafe 12 6 0 6 19:17 18

10. Osasuna 12 4 3 5 13:15 15

11. Espanyol 11 3 4 4 8:12 13

12. Zaragoza 12 3 3 6 15:23 12

13. Villarreal 12 3 3 6 17:16 12

14. Almeria 12 3 3 6 12:19 12

15. Valladolid 12 2 5 5 18:23 11

16. Teneriffa 12 3 2 7 11:24 11

17. Atletico Madrid 11 1 4 6 13:24 7

18. Santander 12 1 4 7 10:21 7

19. Xerez 12 1 4 7 4:21 7

20. Malaga 12 1 4 7 13:18 7

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni