Home » Kampionati Spanjoll » Barçe mundi 3-2 Atletikon në Madrid

Barçe mundi 3-2 Atletikon në Madrid

Barçe mundi 3-2 Atletikon në MadridNë fushë po shihet një Barcelonë tjetër.Katalanasit treguan edhe një herë forcën e tyre duke eleminuar Atletikon nga Kupa e Mbretit në Spanjë.

Sukses 3-2 brenda në Madrid dhe kualifikim për në çerekfinale.
Pavarësisht se vendasit kaluan të parët në epërsi që në minutën e parë me anë të Torresit, Barça nuk e humbi qetësinë.
Mesi ishte më i miri në fushë, ndërsa Nejmar realizoi dy gola.

Atletikos, po ashtu, nuk i bëri punë kalimi për herë të dytë në avantazh, madje çështja e kualifikimit u mbyll që në 45 minutat e para.

Skuadra e trajnerit Luis Enrike, arriti fitoren e tretë në 3 ndeshje ndaj rivalit kryeqytetas, ndërsa e kishte mundur 1-0 në takimin e parë çerekfinal.

Suksesi ishte i merituar, edhe pse të dyja skuadrat bënë gjithçka për të dalë fituese.

Polemikat nuk munguan.Gjyqtari dha një penallti që nuk ishte, për Atletikon, në rastin e golit të dytë.

Veçse, nuk sinjalizoi një tjetër po për Atletikon, në aksionin nga nisi goli I tretë.

Tashmë Barcelona është favorite për të fituar Kupën e Mbretit, ndërsa synon edhe titullin kampion dhe Championsin.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni