Home » Kampionati Spanjoll » Barca dhe Messi ua mbyllin gojën madrilenëve

Barca dhe Messi ua mbyllin gojën madrilenëve

barca-dhe-messi-ua-mbyllin-goj-euml-n-madrilen-euml-ve-video_hdBarcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Elches në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8-ës së Copa del Rey.

Barcelona u përball ditëve të fundit nga tensione të mëdha për një largim të mundshëm të Messit dhe me ndryshime të mëdha në kryesinë e klubit.

Por, kjo nuk ndikoi në fushë pasi që Enrique mblodhi forcat e skuadrës dhe arriti që Barcelona të shfaqë një lojë fantastike.

Minutën e 35-të nisi gjithçka me një gol të Neymar pas asistimit të Suarez, teksa pesë minuta më vonë ishte ky i fundit që pasi kaloi dy lojtarë tronditi portierin e Elches.

Në fund të pjesës së parë (45′) për 3-0 realizoi askush tjetër pos Lionel Messit që luajti nga minuta e parë dhe heshti kritikët.

Në pjesën e dytë Jordi Alba (56′) shënoi për 4-0, kurse rezultatin përfundimtar 5-0 e vuri Neymar me një supergol nga 18 metra (59′).

Me këtë fitore Barcelona pothuajse ka siguruar çerekfinalen e Copa del Rey.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni