Home » Futboll » Balotelli ka thënë që mediumet ta lënë të qetë

Balotelli ka thënë që mediumet ta lënë të qetë

mario_balotelliMilano, 11 dhjetor – Supertalenti i Interit, Mario Balotelli, ka kërkuar nga mediumet italiane që të lihet i qetë.

Balotelli vazhdimisht është kritikuar për arrogancën e tij dhe nganjëherë edhe për paraqitje të dobët.

“Nganjëherë vetëm dua të them që të më lini të qetë dhe të më lini të jetoj jetën time. Lodhem kur dëgjoj gjithë ato lajme negative për vete. Kjo i bën njerëzit konfuz de asnjëri nuk e njeh se cili është Mario Balotelli i vërtetë”, ka thënë Balotelli për revistën “SportWeek”.

19-vjeçari të mërkurën shënoi një gol dhe asistoi në një në fitoren 2:0 të Interit ndaj Rubin Kazanit, në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

“Asistimi me dhembur ishte kënaqësi më e madhe, sesa goli i shënuar”, ka thënë Balotelli.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni