Home » KickBox » Bajrami, kampion bote

Bajrami, kampion bote


bajrami-xhavit-198x300Xhavit Bajrami e mbrojti titullin e kampionit të botës (K-1) në kick-box në kategorinë e rëndë, në versionin e ISKA (International Sport Kickboxing Asociation).

Ai mposhti kick-boksierin e njohur francez, Freddy Kemayo. Bajrami kënaqi rreth 2000 adhurues të tubuar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Ky meç është zhvilluar në pesë runde dhe nga tre minuta. Bajrami paraqitet në ring me flamurin kombëtar dhe të Republikës së Kosovës. Para meçit u intonua himni i Francës, më pas i shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës.

Në rundin e parë, Bajrami dhe Kemayo provokuan njëri-tjetrin me goditje. Bajrami tentoi disa herë që të zë në pozitë të pavolitshme francezin, por ky i fundit me dinakëri ruhej dhe sulmoi me disa goditje. Në rundin e dytë, kick-boksierët maten forcat në ring. Bajrami gjithnjë shikonte dobësitë e rivalit, ndërsa francezi kërkonte rastin e ndonjë gabimit eventual.

Në sekondat e fundit të rundit të dytë shpërtheu Bajrami, duke e zënë në pozicionin mat francezi. Më këtë rast Bajrami i dha goditje disa goditje të njëpasnjëshme, duke e dërrmuar rivalin. Kemayo në rundin e tretë ishte më sfidues, më provokues dhe disa herë tentoi të zë në befasi Bajramin. Gjyqtari Eksemberger lejoj në disa raste edhe disa gjeste provokuese te Francezit.

Në rundin e katërt Bajrami iu lëndua syri për shkak të goditjes me kokë dhe luftës së papastër të rivalit. Bajrami dëshmoi cilësitë e tija ndaj rivalit të njohur me nofkën “Kali i çmendur”. Në rundin e fundit, Bajrami pësoi disa goditje të fortë. Mirëpo, në vazhdim Bajrami mori kontrrollin, duke i dhënë disa goditje të mira rivalit.

Pas shumë hamendjeve gjyqtarët shpallën fitues Bajramin. Ministri i Sportit, Valton Beqiri, ia dorëzoi kurorën e kampionit të botës Bajramit. “Meçi ka qenë shumë i vështirë, për shkak se u përpoqa ta kryej më herët. Kështu që bëra disa gabime, por, megjithatë arrita fitore dhe ta mbrojë titullin e botës”, tha Bajrami

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni